‘S’je n’Kosovë, po je n’Drenicë, ktu ta çkyjn gojen’

Një video e publikuar kohë më parë ka filluar të bëjë xhiro në rrjetet sociale.

Video është realizuar në Skenderaj të Drenicës.

Kjo video e realizuar atë kohë nga Jeta në Kosovë, tregon se si kryetari i LDD-së, atë kohë i kishte thënë një gazetare se aty është në Drenicë dhe jo në Kosovë, dhe ja shkyjnë gojën, shkruan Gazeta NewBorn.

Anëtari i LDD-së, personalisht nuk ishte që i kishte thënë ashtu gazetarës, por kishte treguar se si disa njerëz mund të bëjnë gjëra të tilla.

Pas tij flet edhe kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Guncati.

Pas kësaj, ekipi i JNK ishte kthyer në Prishtinë nën përcjelljën e Policisë së Kosovës