Sami Lushtaku flet për raportet me Ramiz Lladrovcin

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka folur për raportet e tij me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Lushtaku ka bërë të ditur se do me Lladrovcin ka raporte të mirë. Por, nuk e mohon faktin se shpesh kanë debate mes vete.

“ Me Ramizin kam raporte të mira. Kemi debate të shpeshta me të, ama raportet i kemi të mira dhe jemi miq”, ka thënë Lushtaku.