KONJUFCA-SEJDIUT: NËSE DIKUSH TA NJEH FYTYRËN E DEL EKZALTOHESH NË KUVEND, E KE PËR SHKAK TË VV-SË

Shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, teksa ka folur për Insajderi, ka thënë se deputetët e PSD-së, po harrojnë se kush i solli në ato karrike.

Intervista e plotë me shefin e deputetëve të VV-së, Glauk Konjufca

Sipas tij, nëse dikush ia njeh fytyrën Dardan Sejdiut, është meritë e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, e jo e Sejdiut.

Madje, Konjufca thotë se Sejdiu po ekzaltohet në fjalime në Kuvendin e Kosovës.

“Aktivistët e VV-së e kanë prodhu Dardan Sejdiun. Ai pse del e dikush ia njeh fytyrën e del në Parlament dhe i ndodhë një lloj ekzaltimi në këtë përvojë që është tu e përjetu, ai krejt e ka harru kush e ka bo në këtë pozitë. Ku janë ata 5-6 aktivistat e Vetëvendosjes që kanë punu si bletat”, ka thënë Konjufca.