E grushtoi Feron muaj më parë, sot e pëson vet!

Në mars të këtij viti reperi Fero është sulmuar nga disa persona.E një nga sulmuesit që e ka pranuar këtë gjë publikisht, është reperi Ligirt Uka.

Reperi i njohur sot është sulmuar nga disa persona dhe më pas është dërguar për tretman mjekësor.

”Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një përleshje mes disa personave, në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, ku viktima L.U mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar” tha për lajmi.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.