Tomë Gashi tregon se çfarë po përgatitet për Sylejman Selimin, ja kush po e bllokon lirimin e tij

Avokati i Sylejman Selimit, Tomë Gashi, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se Gjykata Supreme e Kosovës përsëri e ka bllokuar lirimin e Sylejman Selimit.

“Qe nga 11.06.2018 Gjeneral Sylejman Selimi eshte duke u mbajtur ne burgun e Dubraves pa asnje te drejte dhe per kete nuk ka asnje arsye ligjore perveq arsyeve “te fshehta” qe eventualisht “mund t’i dije” apo “t’I kete shpikur” vete Gjykata me e larte ne Republiken e Kosoves per ta mbajtur ate ne menyre te kunderligjshme ne burg”, ka shkruar Gashi, përcjellë “Bota sot”.

Ai ka thënë se për këtë është duke u përgatitur një kallëzim penal kundër të gjithë përgjegjësve.

“Per mbajtjen e kunderligjshme te Sylejman Selimit ne burg eshte duke u pregatitur nje kallxim penal kunder te gjithe pergjegjesve qe do te identifikohen per kete skandal te qellimshem juridik me prapavije politike.

Gjeneral Sylejman Selimi nuk besoj qe ka luftuar per kesi sistemi juridik te Kosoves ku pasiguria juridike qellimisht eshte duke u krijuar edhe ndaj vete komandantit te Shtabit te Pergjithshem te UÇK-se”, shkruan ndër tjerash Gashi.

Ky është postimi i plotë:

Gjykata Supreme e Kosoves perseri bllokon lirimin e Gjeneral Sylejman Selimi.

Qe nga 11.06.2018 Gjeneral Sylejman Selimi eshte duke u mbajtur ne burgun e Dubraves pa asnje te drejte dhe per kete nuk ka asnje arsye ligjore perveq arsyeve “te fshehta” qe eventualisht “mund t’i dije” apo “t’I kete shpikur” vete Gjykata me e larte ne Republiken e Kosoves per ta mbajtur ate ne menyre te kunderligjshme ne burg.

Arsye ligjore nuk ka as per ta bllokuar lirimin me kusht te Sylejman Selimit gje qe kete here e beri paneli per lirimin e kusht duke kerkuar informacione nga Gjykata Supreme te cilat ne avokatet e Sylejman Selimit jemi duke i kerkuar per me teper se 133 dite.

Eshte me se e qarte se jane arsye politike dhe jo ligjore per mbajten e Gjeneral Sylejman Selimit ne burg ne menyre te kunderligjshme por ata qe po e mbajne duhet te mendojne per vetveten sepse nje dite do te perballen me forcen e ligjit.

Per mbajtjen e kunderligjshme te Sylejman Selimit ne burg eshte duke u pregatitur nje kallxim penal kunder te gjithe pergjegjesve qe do te identifikohen per kete skandal te qellimshem juridik me prapavije politike.

Gjeneral Sylejman Selimi nuk besoj qe ka luftuar per kesi sistemi juridik te Kosoves ku pasiguria juridike qellimisht eshte duke u krijuar edhe ndaj vete komandantit te Shtabit te Pergjithshem te UÇK-se.
Image