Prokuroria lëshon fletarrestim për asamblistin e LVV-së, kjo është arsyeja

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe asamblisti Egzon Azemi ka deklaruar se prokuroria ka lëshuar fletarrestim ndaj tij.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Azemi ka shkruar se Policia e Kosovës ka shkuar në shtëpinë e tij për ta arrestuar.

“Policia e Kosovës, herët në mengjes erdhën tek shtëpia për të më arrestuar sepse Prokurorët e Lumezit e Kadrisë, kanë lëshuar fletë-arrest. Aty s’më gjetën dhe duke e ditur se sot kemi mbledhje të KPF-së, kanë ardhur te Komuna e Prishtinës, civil e të uniformuar. Tash jemi në mbledhje e mbase ende po presin jashtë”, ka shkruar Azemi.

Ai thotë se nuk do t’u përgjigjen ftesave të prokurorisë, pasi që sipas tij “asnjëherë nuk do të pranojnë gjykime politike”.

I kontaktuar nga Kallxo.com, vetë Azemi ka thënë se arsyetimi i policisë për arrestim ishte pjesëmarrja në protesta të dhunshme.

“Bëhet fjalë për protestat kundër Demarkacionit e ‘Zajednicës’, protesta të vitit 2016”, tha Azemi për Kallxo.com.