Çfarë kishte treguar Vasfije Krasniqi për UÇK-në pas dhunimit?

Vasfije Krasniqi, momentin më të vështirë të jetës së saj kur ishte përdhunuar nga dy policë serb e kishte rrëfyer menjëherë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës,

Ajo u kishte treguar anëtarëve të UÇK-së për tmerrin që i kishte ndodhur, teksa kishte përshkruar dhe përdhunuesit. Mes të tjerash anëtarët e UÇK-së i kishin treguar asaj disa fotografi, ku ajo kishte konfirmuar identitetin e përdhunuesit.

Më 10 tetor, të vitit 1999 sipas aktvendimit të Gjykatë Supreme ajo kishte lajmëruar rastin në UÇK. Ku kishte përshkruar përdhunuesit.

“I gjatë, me flokë të zezë të shkurtra, ngjyra e syve ishte e gjelbër në të kaftë, i dobët, dora e djathtë ishte e mbështjellë me fasha”, kishte deklaruar ajo sipas aktvendimit të Gjykatës Supreme.

Më tej në deklaratën e saj theksohej se asaj i ishin treguar disa fotografi nga ushtarët e UÇK-së. Ajo përmes atyre fotografive kishte arritur që ta identifikojë përdhunuesin.

Por Gjykatës Supreme sipas aktvendimin i kanë munguar dëshmitë se si ka rrjedhur procesi i identifikimit dhe se ku gjendën ato fotografi të cilat i kishte prezantuar UÇK-ja para saj.

“’Asaj i kujtohet se më 10.10.1999 ajo kishte shkuar tek UÇK MP’. Ata i treguan asaj ca fotografi dhe ajo kishte identifikuar policin i cili e kishte dhunuar atë dhe ata i thanë asaj se personi ishte nga fshati, X. Kjo do të thotë se asaj i janë treguar disa fotografi të disa policëve dhe në mesin e tyre ajo kishte identifikuar njërin, por Gjykatës Supreme i mungojnë dëshmitë se si kishte rrjedhur procesi i identifikimit apo se si fotografitë i janë treguar asaj dhe se ku janë ato fotografi”, thuhet në aktgjykimin e dy serbëve që ishin akuzuar për dhunimin e Vasfije Krasniqit.

Gjykata në aktvendimin e saj, hedh dyshime se nëse ushtarët e UÇK-së kishin mjegulluar kujtesën e Vasfijes për identifikimin e dy personave.

“Përveç mungesës së dokumentit në procesin e identifikimit si të tillë, Gjykata nuk mund të di nëse një deklaratë e tillë e anëtarëve të UÇK-së kanë mjegulluar kujtesën e saj sa i përket personit i cili kishte kryer krimin”, thuhet më tej.

Mënyra e identifikimit të të akuzuarve për përdhunimin e Vasfije Krasniqit është bërë shkak që dy serbët e akuzuar të shpallën ta pafajshëm nga Gjykata Supreme e Kosovës.

Dy policë të regjimit të Sllobodan Millosheviqit e kishin përdhunuar atë.

Por askush nuk ishte dënuar. Jovica Dejanoviq dhe Gjrgje Bojkoviq ishin akuzuar për përdhunimin Vasfijes. Të dy ishin shpallur të pafajshëm nga Gjykata Supreme e Kosovës.

Gjykata kishte arritur në konkluzion se Vasfija ishte përdhunuar, por nuk kishte arritur ta vërtetojë se krimin e kishin kryer Jovica Dejanoviq dhe Gjrgje Bojkoviq.

Në aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës që ka siguruar Insajderi, thuhet se në mungesë të fakteve se Dejanoviq dhe Bojkoviq kanë kryer krimin, ata ishin shpallur të pafajshëm.