E zbulon Lutfi Haziri kështu më quajti Thaçi kur dhashë idenë për bashkimin e Kosovës me Luginën e Preshevës

Ideja e Presidentit Hashim Thaçi për “korrigjimin” e kufijve për arritjen e marrëveshjes me Serbinë, është komentuar sërish nga nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, shkruan Gazeta Blic.
Haziri në emisionin “Politikë” të Tribuna Channel ka thënë se kur ai e dha këtë ide u quajt tradhtar pikërisht nga ky president.Sipas tij tashmë Hashim Thaçi po e përdorë idenë e tij.

“Unë shumë më herët kam kërkuar që Lugina të zgjidhet më referendum. Të gjithë deputetët e kanë votuar vullnetin e qytetarëve, pra shumica e deputetëve shqiptarë. Tashmë, presidenti Thaçi po përdor idenë që unë e kamë përdorur shumë më herët.

Madje ai më ka quajtur edhe tradhtar dhe ka kërkuar nga LDK që të distancohet nga kjo ide për Luginën”, ka thënë Haziri.Duke komentuar idenë e presidentit për bashkimin e Kosovës me Luginën e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, Haziri ka thënë se tema e çështjes së kufijve është në tavolinën e bisedimeve Kosovë- Serbi.