“I forti” i Prishtinës me Range Rover tenton të kalojë ndalesën, arrestohet

Dita e parë e ndalimit të qarkullimit në qendër të Prishtinës duket se nuk ka shkuar edhe aq mirë siç ishte planifikuar.

Komuna e Prishtinës ka vendosur nga dje që në qendër të qytetit të ndalohet qarkullimi për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit dhe për këtë, po i asiston edhe policia.

Vetura Range Rover, ishte ndaluar te pjesa që njihet si “rrethi i Amadeusit”, pasi që, paraprakisht kishte hyrë në tejkalim të kolonës dhe ka vozitur në shiritin e kundërt, në mënyrë që të hyjë në rrugën e bllokuar.

Pasi që ishte ndaluar nga policia, i dyshuari nuk i ishte bindur urdhrave të zyrtarit policor dhe madje ka tentuar që të kalojë bllokadën, duke i shkelur konat që janë vendosur si pengesë nga policia.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:00 në rrugën Ahmet Krasniqi për mos respektim të urdhërave të policit është arrestuar një person. Ndaj tij është hapur rasti pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare dhe i njëjti me udhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. L.Sh 1996 shtetas i republikës së Kosovës”, ka thënë Ahmeti.

Kjo faqe mirëmbahet vullnetarisht nga disa të rinje,ju lutemi klikoni reklamat për të na ndihmuar që ta mirëmbajmë sa më mirë!Faleminderit!