Gani Geci sot e ka ditëlindjen, a e dini sa vjet i mbush?

Vëllau i katërt i vëllezërve Geci, sot e ka ditëlindjen. Ai është Gani Geci, një prej luftëtarëve të ditëve të para të daljes në skenë të UÇK-së dhe një prej bashkëluftëtarëve të parë të komandant Adem Jasharit, shkruan Botapress.

Gani Geci poashtu është deputet i legjislaturës së Kuvendit të Kosovës kur u shpall Pavarësia e Kosovës. Ai poashtu njihet si një ndër personalitetet më të zëmshëm në zbardhjen e krimeve në vendin tonë. Ndaj tij u bënë disa atentante, e më I njohuri është më më 19 tetor të vitit 2001 kur u plagos rëndë dhe kur iu vranë dy bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, Besim Dajaku e Bekim Kastrati.

Libri i invervstës për luftën i Gani Gecit, “Lufta pa maska” është rrëfimi i parë I cili ka hequr maskën e anëve të errta të luftës në Kosovë.

Gani Geci së shpejti do të nxjerrë librin “Paslufta në Kosovë” ku pasqyron me fakte e të dhëna punën e tij në zbardhjen dhe identifikimin e atentatorëvë të tij dhe të anëtarëve të LDK-së pas lufte.

Gani Geci sot mbush 50 vjet!