200 km në orë brenda Tiranës, i riu me BMW bën spektakël para policisë(VIDEO)

Shumica prej nesh mundohen mos “ta shkelin shumë gazin” kur janë duke levizur brenda kryeqytetit, por një i ri nga Tirana, duket se ka gjëra më të rëndësihme për t’u shqetësuar.

Shtetasi I.B  ka bërë një spektakël të vërtete mbrëmjen e djeshme në Tiranë, duke ecuar me 191 km në orë dhe duke xhiruar gomat para policisë.

Drejtuesi i BMW-së po ecte me një shpejtesi sketerre, duke mos ndaluar as pas shenjës së dhënë nga punonjësit e Policisë Rrugore

Por dy patrulla i janë vënë në ndjekje, dhe pas disa xhirosh e kanë bllokuar tek Sheshi Shqiponja.

Policia ka bërë me dije se shpejtësia më të cilën po ecte i riu është e papranueshme dhe i ka pezulluar direkt lejen e drejtimit.