Kush puth më mirë Angelina Jolie apo Jennifer Aniston, mësoni kë zgjedh Brad Pitt

Angelina Jolie-n dhe Jennifer Aniston-in, i lidh një e përbashkët e madhe, simpatiku, i  gjithë dashuri nga publiku, aktori më seksi i Holywood-it, Brad Pitti.


Por edhe pse Pitt është pjesë e këtij muhabeti, dallimin se kush nga dy aktoret puth më mirë nuk e ka thënë ai. Ka qenë një tjetër aktor që i është përgjigjur kësaj pyetje!

Bëhet fjalë për Gerard Butler, i cili ka “shkuar” më të dyja aktoret( kuptohet gjatë xhirimeve që kanë bërë për realizimin e filmave ku kanë qenë protagonistë së bashku) dhe meqenëse i ka provuar të dyja puthjet e aktoreve, për të nuk ka asnjë problem ta bëjë dallimin, pra kush puth më mirë.

I ftuar ditën e djeshme  në “Watch What Happens Live With Andy Cohen”, Butler u pyet se kush puthte më mirë dhe s’kishte rrugë tjetër, o njërën o tjetrën:

“Jennifer Aniston !” tha ai.

Pra fituesja në këtë mes është femra që po qëndron aktualisht në krah të aktorit të famshëm Brad Pitt.