Vjen një super lajm për Vetëvendosjen, këtë askush nuk e priste

Pavarësisht dorëheqjeve të njëpasnjëshme në Lëvizjen Vetëvendosje, njohësi i çështjeve politike në vend, Shkelzen Maliqi është i mendimit se ky subjekt politik nuk po shkon drejtë vetëshkatërrimit, por po i kthehet elektoratit të vetë me rritje eventuale.

Maliqi, konsideron se zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit kanë prodhuar fryerje të “dy ballonave” siç është shprehur ai, duke aluduar tek kandidati për kryetar të VV-së Albin Kurti dhe kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.

“LV kështu nuk po shkatërrohet por po kthehet të elektorati i vetë 17 % (plus rritja eventuale?) kurse krahu, balloni tjetër beson se ka mjaft krah që të vazhdojë rrugëtimin si subjekt i ri duke shpresuar se e ka të paktën 1/3 e elektoratit të qershorit, pra mbi 10 %, që e bënë forcë parlamentare më të madhe së AAK dhe Nisma. Me këtë subjekt të ri ndryshon edhe problemi i numrave për qeverisje që bllokonte ose vështiresonte vendimarrjen që nga viti 2013”, tha Maliqi përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Më poshtë mund ta gjeni reagimin e plotë të tij:

Ata qe po thone se LV po veteshkaterrohet, nuk e kuptojne se cka po ndodh. Si levizje dhe parti me strukture amalgame (te pashkrire), fryerja e saj ne subjekt me te madh ne zgjedhjet e qershorit, nuk ka prodhuar unitet por fryerje te dy ballonave perberes me dy lidere kryesor, Albinin dhe Shpendin, qe fryerjen e kane pare si kontribut te vetin. LV keshtu nuk po shkaterrohet por po kthehet te elektorati i vete 17 % (plus rritja eventuale?) kurse krahu, balloni tjeter beson se ka mjaft krah qe te vazhdoje rrugetimin si subjekt i ri duke shpresuar se e ka te pakten 1/3 e elektoratit te qershorit, pra mbi 10 %, qe e bene force parlamentare me te madhe se AAK dhe Nisma. Me kete subjekt te ri ndryshon edhe problemi i numrave per qeverisje qe bllokonte ose veshtiresonte vendimarrjen qe nga viti 2013.