Ronaldo kërcënon Realin: Ose unë ose…!

Presidenti i Real Madridit Florentino Perez e ka vendosur si cakun e madh të tij transferimin e braziliani Neymar në Santiago Bernabeu në verën e vitit 2018.

Por, tani sipas ‘Diario Gol’, është ylli portugez Cristiano Ronaldo ai që ua ka thënë shumë hapur drejtuesve të Real Madridit se nuk e dëshiron Neymarin përkrah tij pasi e sheh si një konkurent të drejtpërdrejt të shkëlqimit të tij.

Kjo është pengesa e madhe e Perez që duhet të vendosë nëse t’a largojë Ronaldon dhe t’a blejë Neymarin menjëherë, ose të pres deri në vitin 2019 kur portugezi do të largohej vullnetarisht nga Bernabeu.