Real Madrid – Eden Hazard, arrihet marrëveshja

Karriera e Eden Hazard mund të vazhdojë në La Liga.
Anësori belg është gati t’i bashkohet Real Madridit, pas refuzimit për vazhdimin e kontratës me Chelsea.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘RMC’, përcjell lajmi.net.

Sipas këtij raporti, Hazard ka pasur bisedime me Real Madridin dhe është i gatshëm të transferohet në ‘Santiago Bernabeu’ gjatë verës së ardhshme.

Tek Real Madridi, Eden Hazard do të zëvendësonte Cristiano Ronaldon.