Molliqaj jep lajmin e madh për Vetëvendosjen

Deputeti i Vetëvnedosjes, Dardan Molliqaj, ka thënë se është lajm i mirë për Vetëvnedosjen, vendimi i Kryesisë për një takim ku do të gjendej një rrugë për tejkalimin e gjendjes aktuale të krijuar në këtë subkejt politik, shkruan Gazeta NewBorn.

Molliqaj, ka thënë se do të merr pjesë në këtë takim.

Ai ka thënë se vetëm kështu mund të kalohet kjo gjendje.

Ja shkrimi i Molliqajt:

Lajm shumë i mirë për Lëvizjen, aktivistët e saj si dhe për të gjithë simpatizuesit tanë vendimi i djeshëm i Kryesisë së Lëvizjes për takim të përbashkët me Grupin Parlamentar për të gjetur rrugëdalje nga kjo krizë, takim ky në të cilin padyshim se do të marrë pjesë.

Falenderoj të gjithë ata që e mbështetën këtë iniciativë në të mirë të Lëvizjes. Vetëm në këtë mënyrë mund t’i tejkalojmë problemet që kemi.

Megjithatë, ndihem tepër i zhgënjyer që anëtarja e kryesisë Dejona Mihali votoi kundër këtij propozimi, ndërsa deputetët të cilët janë edhe anëtarë kryesie, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla abstenuan dhe nuk votuan pro kësaj iniciative.