Haradinaj nuk ka të ndalur, ja çfarë favori po i bën vetes tash

Lajmi më i fundit është se Kryeministri Ramush Haradinaj ka aplikuar për pasaportë të Shqipërisë, se ai i Kosovës nuk po i kryen punë mjaftueshëm, shkruan gazeta NewBorn.

Haradinaj ditë më parë aplikoi për vizë amerikane por iu refuzua. Tash ai aplikoi për pasaportë shqiptare. Haradinaj ka nënshtetësi shqiptare që nga viti 2017, 24 prill.

E me gjasë veprim i tij erdhi për shkak të thirrjes së Presidentit Hashim Thaçi ndaj Qeverisë së Edi Ramës, që këta t’i pajisin gjithë kosovarët me pasaporta shqiptare, në mungesë të liberalizimit të vizave