Sokol Havolli flet për gjendjen shëndetësore të Isa Mustafës

Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është mirë me shëndet dhe se nuk ka asgjë serioze.

“Nuk a kam as atë informatë që është shtruar në spital. Tash është koha e gripave, kështu që është normale një gjë e tillë. Nuk ka asgjë serioze. Kur jam dëgju herën e fundit me të, ka qenë pak me grip dhe nuk ka ndonjë gjë tjetër” ka thënë Havolli për Persikopin.

Sot është raportuar se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është shtruar në spital si pasojë e përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.