“Qartet” Tomë Gashi! Ja cka ju thot VetëVendosjes për Astrit Deharin

Avokati në rastin e Astrit Deharit, Tomë Gashi ka kërkuar që kjo çështje mos të përdoret nga askush për qëllime personale politike.
Ky reagim i tij në cilësinë e përfaqësuesit juridik të familjes Dehari ka ardhur pasi aktivisti i VV-së, Valdrin Ahmeti kishte thënë se Dardan Molliqaj është shprehur se Astri Dehari ka kryer vetëvrasje në burgun e Prizrenit.

Gashi ka mohuar edhe këtë pas sipas tij, Molliqaj në takimet që kanë pasur ka deklaruar se Astrit Dehari është vra.

Postimi i plotë i Tomë Gashit:

Menjëherë pas vrasjës së Astrit Deharit, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, publikisht në KTV, është deklaruar z.Albin Kurti se kemi të bëjmë me vrasje të aktivistit të Lëvizjës Vetëvendosjes! dhe se ky aktivist i VV-së është vrarë në duar të shtetit, për shkak të aktivitetit të tij politik.

Z.Albin Kurti është deklaruar i pari në media, se Astriti ka hyrë i gjallë në Qendren e Paraburgimit në Prizren dhe është nxjerrur i vdekur nga Institucioni ku jeta e tij do të duhej të ishte e sigurtë.

Z.Dardan Molliqaj, në takimet me mua, asnjëherë nuk ka deklaruar ndryshe, përveç se Astrit Dehari është vrarë.

Ne kemi kërkuar dhe janë bërë ekspertiza të ekspertëve të pavarur që e kanë vërtetuar se Astrit Dehari është vrarë, dhe tani jemi në pritje të angazhimit të Institutit zviceran të Mjekësisë Ligjore për të kryer hetime të pavarura, dhe në kuadër të hetimeve të pavarura edhe ekspertiza të pavaruara në lidhje me rastin e vrasjes së Astrit Deharit, në mënyrë që kjo çështje në aspektin jurdik të mbyllet.

Këtë e kanë kërkuar prindërit e Astritit, dhe kjo e drejtë e tyre për angazhimin e Instititutit zviceran duhet të realizohet.

Rasti i vrasjes së Astrit Deharit nuk është çështje private e askujt, ne cilesin e perfaqesuesit juridik – Avokat I familjes Dehari kërkoj qe askush te mos e përdor këtë rast për qëllime të veta politike.