Pamje të rënda/ I riu tërheq vajzën zvarrë nëpër qytet, britmat e saj “shkojnë në vesh të Zotit”

Banorët e rrethit të Miraflores, në Lima të Perusë dëshmuan për një rast tjetër të keqtrajtimit ndaj grave. Në imazhet e ndara përmes rrjetit social Facebook shihet një i ri që tërheq një vajzë nëpër rrugët e qytetit, e cila vetëm arrin të bërtasë dhe të kërkojë ndihmë te banorët e zonës.
Në imazhet e postuara përmes Facebook djali i identifikuar si Martín Alonso Camino Forsyth zvarrit vajzën nëpër rrugë dhe dëgjohen vetën britmat e saj, e cila dëshpërimisht kërkon ndihmë nga këmbësorët dhe dëshmitarët të cilët në atë kohë ndodheshin aty.

Gruaja që ndihmoi viktimën e re shkroi në postimin e saj në Facebook:

Isha në stacionin policor Miraflores me të afërmen time Micaela De Osma dhe jemi dëshmitarë të një keqtrajtimi dhe kërcënimi me vdekje nga partneri i saj Martín Alonso Camino Forsyth. Për fat të mirë unë kam qenë në gjendje të regjistroj dhe të ndërhyj kur ai ishte duke e sulmuar atë teksa ajo ishte duke u përpjekur për të shpëtuar”.

Më pas ajo shton:

Kjo nuk është hera e parë që kjo ka ndodhur, por shpresojmë se do të jetë e fundit. Unë dua ta regjistroj këtë, sepse kam frikë për Micaela-n dhe për mua. Le të mbrojmë Micaela-n, le t’i mbrojmë të gjitha gratë. Çdo ndihmë dhe sugjerim është i mirëpritur. Bashkangjitur provat dhe të dhënat e agresorit”.

Programi “Cuarto Poder” raportoi se viktima e sulmit të dhunshëm iu nënshtrua vlerësimit të mjekut dhe se ecën me vështirësi për shkak të agresionit. Ajo raportoi, nëpërmjet Facebook, se duhej të priste më shumë se një orë për t’iu nënshtruar testit.

Ndërkohë, Ame Camino Forsyth, motra e agresorit, e dënoi atë që ndodhi dhe tha se e gjithë familja e tij u përpoq të ndihmonte Martin Alonso, por ai nuk i lejonte.

Ja çfarë shkroi ajo:

Asgjë nuk mund të justifikojë veprimet e Martinit, as pabarazitë e tij emocionale, as drogat. Unë jam kundër dhunës së çdo lloji dhe në asnjë nga format e saj. Nëna ime, motra ime dhe vajzat e mia ndajnë solidaritetin me Micaela-n, të cilën e duam shumë”.

Forsyth përfundoi më pas:

Si familje ne u përpoqëm të ndihmonim Martinin sa më shumë që mundëm, por dikush mund të ndihmojë vetëm këdo që e lejon dhe ai nuk e lejoi, e mbylli derën e jetës së tij disa javë më parë”.

Sipas të dhënave, Martin ka qenë i “sëmurë” për xhelozi dhe përdorues i lëndëve narkotike. Ai nuk ishte i martuar, apo i fejuar me viktimën, por i shkonte asaj nga pas prej kohësh.