Kevin De Bruyne zbulon aksidentalisht të ardhmen e Sanchezit


Kevin De Bruyne ka zbuluar aksidentalisht të ardhmen e Alexis Sanchez.

Kevin De Bruyne beson se Alexis Sanchez do të jetë një transferim i mirëpritur për skuadrën e Manchester Cityt dhe duket e sigurtë se do të bëhet një marrëveshje gjatë janarit, shkruan GazetaBlic.

Liderët e Premierligës kanë qenë të lidhur ngushtë me një transferim të Sanchezit.

“Nëse një lojtar i mirë vjen tek ne, është më mirë, nëse ai nuk vjen, e bëjmë atë me ekipin që kemi, tashmë jemi në një periudhë të mirë të sezonit.

“Kur të vijë ai do t’i shtojë diçka ekipit”, ka thënë De Bruyne duke iu referuar Sanchezit.