KËTO JANË VENDET KU MUND TË UDHËTONI ME PASAPORTË TË KOSOVËS

Në rang-listën e pasaportave, sipas numrit të vendeve që mund të vizitohen pa viza, Kosova është renditur në vendin e 96-të nga 104 vende.

Sipas kësaj rang-listë kosovarët pa viza mund të udhëtojnë vetëm në 38 shtete. Kosova në këtë listë është në grup me Bangladeshin, Iranin dhe Libanin, shtetasit e të cilëve mund të udhëtojnë pa viza sikur kosovarët vetëm në 38 shtete, shkruan lajmi.net.

Sipas kësaj renditje, e para për vitin 2018, pasaporta më e fuqishme edhe këtë vit është ajo e Gjermanisë. Gjermanët pa viza mund të udhëtojnë në 177 vende.

Nga vendet e rajonit tonë, Shqipëria është në vendin e 52-të me liri të lëvizjes në 100 shtete. Më së miri gjendet Sllovenia e cila gjendet në vendin e 11 me 167 vende ku mund të udhëtohet pa viza. Më pas vije Kroacia në vendin 21-të (155 shtete pa viza), Serbia në vendin e 41 (119 shtete pa viza), Maqedonia e 46-ta, Mali i Zi në vendin e 48, Bosnja 51, etj.

Krejt në fund të listës janë Siria me 28 vende udhëtim pa viza, Iraku 27 dhe Afganistani që në vetëm 24 vende mund të udhëtojnë pa viza.

Ndërkaq, lartë në listë pas Gjermanisë në vendin e parë, janë Singapori, Danimarka, Finlanda, Franca, Italia, Japonia, Norvegjia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja.