Ekskluzive: Këtë gjë ia bën sot Driton Çaushi Vetëvendosjes

Në vazhdën e zhvillimeve të brendshme Brenda Lëvizjës Vetëvendosje dorëheqjet e zyrtarëve të lartë të kësaj partie nuk kanë të ndalur.

Sot sipas burimeve të Veriu.info pritet të japë dorëheqje deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Driton Çaushi, njëherësh edhe kandidat i kësaj partie për kryetar të Komunës së Gjakovës në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Tashmë pothuajse çdo ditë po kemi zhvillime dramtike brenda VV-së e të cilat po përcillen me dorëheqje të zyrtarëve të lartë.

Dorëheqja e sotme vjen pas thirrjes së mbledhjes së kryesisë së kësaj partie e ku zyrtarisht janë ftuar edhe të gjithë të dorëhequrit për të biseduar rreth zhvillimeve të brendshme.