‘Rriten me të madhe pensionet e veteranëve të UÇK-së, kjo është shuma e re’

Drejtori i Institutit GAP, Agron Demi, ka shkruar se me rritjen e pagës minimale në Kosovë, do të rriten edhe pensionet e veteranëve – shkruan Periskopi.

Demi është shprehur se me rritjen e pagës minimale do të rritet automatikisht pensionet e veteranëve nga 170 euro në 250 euro.

Kjo nënkupton se buxheti për veteranët do të rritej nga 57 milionë euro në 111 milionë euro në vit.

“Pensionet e veteranëve janë të ndërlidhura me pagën minimale. Rritja e pagës minimale nënkupton automatikisht rritjen e pensioneve të veteranëve nga 170 euro në 250 euro. Kësisoj, buxheti për veteranët do të rritej nga 57 milionë euro në rreth 111 milionë euro në vit” ka shkruar Agron Demi në Facebook.