Griezman tek Man Utd? Kërkon këto kushte!!!

Sulmuesi i Atletico Madrid, Antoine Griezmann ka kërkuar pagë të çmendur në rast transferimi te Man United.

Francezi është pajtuar të largohet nga Atletico dhe me shumë gjasa ky do të jetë sezoni i tij i parë dhe i fundit në Wanda Metropolitano.

Mirëpo, kërkesat e tij financiare janë të larta.

Griezmann kërkon 400 mijë euro në javë për t’iu bashkuar Unitedit. Shifër kjo e lartë edhe për klube të tilla si Utd.

Gjithashtu, për ta lënë të lirë, Atletico Madrid ka vendosur çmimin prej 89 milion paund.