Haradinaj njofton për vdekjen e nënkryetarit të AAK-së në Dragash

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili njëherit është kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë nënkryetar i Degës së AAK-së në Dragash.

Me rastin e vdekjes së Krasniqit, Haradinaj iu ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve të partisë që ai e drejton.

“Jam i prekur nga lajmi për vdekjen e hershme të kolegut dhe mikut tonë, Ymredin Krasniqi, nënkryetar i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Dragash.
U shpreh ngushëllime te sinqerta familjes, miqëve dhe të gjithë kolegëve të AAK-së dhe ndaj pikëllimin me ta.
Ymredinin do ta kujtojmë, përherë, si njeri të urtë dhe punëtor e aktivist të palodhshëm”, ka thënë Haradinaj, përmes një njoftimi të publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”.