Dy të vrarë në këte qytet te Kosoves!

Në fshatin Babimoc të Obiliqit dyshohet të jenë vrarë dy persona të nacionalitetit serbë, burrë dhe grua.

Policia dhe ambulanca po qëndrojnë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që bëhet e ditur se viktimat akoma po qëndrojnë brenda shtëpisë, shkruan gazetametro.net.

Siç dëshmojnë edhe komshinjtë, aty janë dëgjuar disa zënka e më pas edhe të shtëna me armë, por pa e ditur për çka bëhet fjalë.

Sipas dëshmitarëve, rasti ka ndodhur para gjysmë orë ndërkohë që Policia akoma po qëndrojnë në vend të ngjarjes.