Ngjarje e turpshme sapo ndodhi në Prishtinë

Të shtunën rreth orës 16:47 një burrë ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga djali i tij me ç’rast ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë.“Ai ka thënë se djali është konsumues i substancave narkotike”, njofton raporti policor.I dyshuari është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.