Milaim Zeka e publikon ‘top sekretin’ e Hashim Thaçit, i cili lidhet direkt me raportet amerikane

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, ka reaguar lidhur me vizen e amerikane për kryeministrin Haradinaj, shkruan Gazeta NewBorn.

Madje ai e ka përmendur edhe një gjë të cilën presidenti, ish-atëher kryeministri i vendit e kishte thënë në përgjimet e publikuara.

Ai ka treguar se çka do të ndodh nëse vazhdon kjo lojë.

Ja shkrimi i tij:

Me lujte koqe me Ameriken…!!!

Ju kujtohen pergjimet telefonike, kur Hashim Thaçi po i thoshte Adem Grabovcit: -Po shkoje me lujte koqe ne Dragodan! Fjalen e kishte per ambasaden amerikane.
Ishte koha kur vertete edhe luante, pasiqe ambasador ishte Kristofer Delli, te cilit, ashtu sikurse Hashes, i interesonte vetem paraja, tenderat dhe sexi.

Hashim Thaçi, me krejte ata qe po e mbeshtesin, mbase e shohin veten me te forte se sa Bin Ladeni, Sadam Hyseni, Gadafi, Millosheviçi, Sali Berisha, e shume te tjere. Kush ka lujte k. me Brukselin e Washingtonin, i ka hanger k e veta, mirepo i kane lene me pasoja edhe te tjeret.

Si do qofte, nese Amerika ia refuzon vizen vetem Ramush Haradinajt e jo edhe te tjereve, do ishte gabim i madh. Me vjen keq qe Kryeministri i vendit tim po e paguan fakturen e Hashim Thaçit. Hashim Thaçi na ka sjellure asociacionin e komunave serbe, demarkacionin dhe gjykaten speciale. E pse Ramushi me marre pergjegjesine per keto tri çeshtje, nuk po e kuptoje. Ramushi nuk mundet me u sjelle si deputet ne opozite, njesoje si kryeminister. Une nuk mundem me u sjelle sikur isha gazetar, ashtu sikurse tani qe jam deputet. Kjo do ishte marrezi…

Nese Hashim Thaçi nuk ka ditur te ndertoi shtetin e Kosoves, ai e dine shume mire se si ti fundose ne kazanin e tij te gjithe bashkpunetoret e tije politik. Mbase, edhe Kosoven…!!!