Kimete Berisha godet me një status kryeministrin dhe gruan e tij, Anitën

Dje e sot u raportua se kryeministrit të Kosovës i është refuzuar viza nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, për të udhëtuar drejt Amerikës.

Mediat e vendit raportuan për këto pretendime, ndërsa Ramush Haradinaj nuk i ka mohuar raportimet mediale, por ka thënë se do të pres për vizë derisa t’ia japin. Por, nga këto raportime u irritua shumë bashkëshortja e kryeministrit, Anita Haradinaj, e cila mediat kosovare i etiketoi përmes Facebook-ut, duke thënë se po duken si mediat serbe.

“Qy qy Kryeministrit me dy pasaporta me iu refuzu visa, kur po doni po thoni Ti lehte e ke për viza, kur po doni po thoni iu refuzu, bravo bre si Tanjugu jeni bo hajde gazetari hajde”, shkroi Anita Haradinaj.Në këtë debat është përfshirë edhe publicistja Kimete Berisha. Në Facebook, sot ajo ka shkruar se Kryeministrin Haradinaj nuk ka kush ta mbrojë, veç gruas së tij, Anitës. Berisha thotë se vetë bashkëshorti i Anitës është zgjedhur kryeministër me ndihmën e Vuçiqit.“U mbet me mbrojt gruaja, se s’ka shqiptar që ka qejf sytë me ja pa. Plus halli i saj milionerja del e thotë se gazetat shqipe janë ‘Tanjug’ i Serbisë, e harron se me vendimin e Aleksandër Vuçiçit burri i saj u bë kryeministër. Dhe, varet prej tij. Sot me dasht Vuçiçi, bjen qeveria e burrit të Anitës, kaq i pavarur që është prej Serbisë. Lexojani statusin burrit të saj lidhur me vizën qe u tha nga portalet se ia ka refuzuar Amerika, pashë Zotim lexo qysh i personalizon bombardimet e NATO-s dhe Amerikës me trupin e tij. Dhe thotë se është duke pritur vizēn, si atë natë kur i ka pritë bombarimet ndaj Serbisë. Baca Shekspir. Thotë se kurrë nuk ia harron Amerikës këtë të mirë që ka bë, prandaj e meriton vizën”, ka shkruar ajo.Duke i dhënë një shpjegim fjalëve të Anita Haradinajt, Kimete Berisha thotë se ajo po flet sikurse Amerika të kishte intervenuar për të shpëtuar Ramush Haradinajn e jo popullin.Shkrimi i plotë i Berishës:U mbet me mbrojt gruaja, se s’ka shqiptar që ka qejf sytë me ja pa.Plus halli i saj milionerja del e thotë se gazetat shqipe janë ‘Tanjug’ i Serbisë, e harron se me vendimin e Aleksandër Vuçiçit burri i saj u bë kryeministër. Dhe, varet prej tij. Sot me dasht Vuçiçi, bjen qeveria e burrit të Anitës, kaq i pavarur që është prej Serbisë.Lexojani statusin burrit të saj lidhur me vizën qe u tha nga portalet se ia ka refuzuar Amerika, pashë Zotim lexo qysh i personalizon bombardimet e NATO-s dhe Amerikës me trupin e tij.Dhe thotë se është duke pritur vizēn, si atë natë kur i ka pritë bombarimet ndaj Serbisë.
Baca Shekspir.
Thotë se kurrë nuk ia harron Amerikës këtë të mirë që ka bë, prandaj e meriton vizën.Thuajse Amerika ka intervenu me pshtu Rambon prej Serbisë e jo popullin.Ti që paske qenë kaq i fortë pse s’na çlirojshe pa u bë myftjaq për Amerikën.
Tash që t’ka çliru Amerika, u bë halli yt me ja kthy fjalën Amerikës që të ka çliru edhe ty edhe Hashimin e Kadrinë, baras me popullin.
Tash e jep Amerikën për Dautin. Ti e jep Amerikën, se është larg, ama Bondsteellin e ke brenda, kryeministër i një shteti me ushtri të huaj.Se kujton që Liria dhe pavarësia jnuk kthehen mbrapsht.
Kaq poshtë t’ka ra katuni.Nëse ju ‘treshi përsheshi’ jeni kaq rr.s. sa që ia tregoni vendin edhe Amerikës, atëherë me t’hallall.Unë mendoj se nëse guxoni ta refuzoni Amerikën kaq hapur për Gjykatën Speciale, atëherë ose e keni ‘tinëz’ përkrahjen e Amerikës (si gjuha e tyre, që ndryshe shkruhet-ndryshe lexohet) ose jeni të krisur.
Se, s’jeni ju kaq ‘trima’, me kërcënu superfuqinë botërore, ju jeni trima veç me shti kry me gra e me pleq, dhe eventualisht m’i sha intelektualët.
M’i rreh tinëz najkon, po, mundeni, ama jeni nën përcjellje, s’keni si…se s’janë të gjitha ‘policitë’ e botës tuajat.Bash kisha pas qejf me ju pa kah shkoni deri në fund dhe ia bëni punën Amerikën me qajt ?
Ta sheh Amerika se nga vendi më i vogël mund të dalë armiku më i madh.Çfarë mashkulli.
Ka mbet me mbrojt veç gruaja dhe ajo gjinekologia që i kish dalë sot në mbrojtje me një traktor gabime gjuhësore. Rusët që e studiojnë gjuhën shqipe e shkruajnë shqipen më mirë se patriotët e AAK-së.Mirë është puna.
As s’e don kush.
As s’e respekton kush.
Dhe që është edhe më e keqja për të (dhe më e mira për neve), as s’i tutet më kush, qysh ka kujtu ai dhe qysh u mësu m’u tut prej tij…prej sporteve të rënda e foreve të lodhta me muskuj…se demek ne tjerët kemi lindur m’u tutë, e ai u lind me na tutë.
Iku ajo kohë.Gazetarët e ‘Tanjugut’ ta ftohin, milionerko. E shërojnë lexuesin nga frika prej legjendave të rreme, që u dëshmua se i blen me 3,000 euro në muaj.
Ndoshta të ‘shërojnë’ edhe ty, nëse do të mund të bëheshe objektive.P.S. Nëse Amerika ia mbyll Ramushit derën, për neve bëhet shumë mirë.
Por, dyshoj se Amerika ia refuzon vizën, merre shembull Xhavit Halitin, raporti sekret i NATO-s dhe USA e ka portretizuar si kriminel i dorës së parē, kurse Kuvendi i Kosovës e çon rregullisht si përfaqësues në Asamblenë Parlamemtare të NATO-s, ku hyn e del nga aty pa e këqyrë kush shtrembër