Anthony Joshua vendos dy kushte që të përballet me Tyson Fury

Boksieri britanik Anthony Joshua nuk kërkon të nxitohet dhe kërkon t’i marrë gjërat shtruar kur bëhet fjala për një duel me patriotin e tij Tyson Fury, një sfidë që do të vinte përballë njëri-tjetrit kampionin aktual të botës në peshat e rënda me ish-kampionin.

Por të dy janë të pamposhtur në ring, personazhe me karaktere të kundërt dhe që kanë treguar se janë ikona të këtij sporti. Pasi ka kaluar problemet me drogën e depresionin, Fury është gati të rikthehet në ring dhe të rimarrë titujt kampionë botë që nxori vakant 15 muaj më parë, tituj që tashmë i mban Joshua dhe që i fitoi ato në ring.

 

Fury u shpreh se dëshiron të përballet sa më shpejt të jetë e mundur me patriotin e tij, madje që në pranverën e këtij viti, por nuk është i këitj mendimi Joshua, që ka vënë dy kushte për t’u përballur me patriotin e tij. “Unë kam shumë dyshime për këtë sfidë, madje nuk jam i sigurt nëse ajo do të zhvillohet edhe gjatë 2019-ës.

Unë kam qenë konstant në deklaratat e mia. Do të përballem me Fury vetëm kur ai të jetë rikuperuar 100% dhe të jetë në formë, si dikur si dhe pasi të ketë zhvilluar disa duele të tjera, për të provuar se është rikthyer kampion”, tha Joshua, që pritet të duelojë në mars të këtij viti me Joseph Parker.