Këto janë shtatë dorëheqjet nga Lëvizja Vetëvendosje

????????????????????????????????????

Që nga korriku i vitit të kaluar nga Lëvizja Vetëvendosja kanë dhënë dorëheqje 7 anëtarë. I pari ishte larguar Dardan Molliqaj, që u pasua pastaj nga Ylli Hoxha.

Në vijim i gjeni të gjithë të dorëhequrit nga VV.

Dardan Molloqaj:

Kur në korrik të vitit të kaluar, Dardan Molliqaj, dha dorëheqje nga posti i Sekretarit Organizativ, pak flitej në qytet, por askush në opinionin publik nuk dinte për zhvillimet brenda partisë. Në atë kohë dorëheqja e tij, ishte konsideruar si një lëvizje e brendshme.

Por ngjarjet që pasuan në parti, pas përfundimit të dy palë zgjedhjeve, po flasin për përcarje të thellë në këtë parti.

Ylli Hoxha:

Pas korrikut kur dha dorëheqje Molliqaj, nga funksioni në parti u largua edhe kryetari organizativ për Prishtinën Ylli Hoxha.

Pas fitores së Shpend Ahmetit në komunën e Prishtinës, Ylli Hoxha u shpreh se me kënqasi e dorëzoi postin e kryetarit të organizatës në Prishtinë.

E katër ditë pas dorëheqjes së Hoxhës, publikohet një bisedë private e Aida Dërgutit në mes Dardan Molliqajt, Dukagjin Goranit, Albulena Haxhiut dhe Donika Kadaj – Bujupit, ku e quan “mut”, Albin Kurtin, shkruan metro.

Nga kjo bisedë doli në pah se në Lëvizjen Vetëvendosje gjërat nuk ishin duke funksionuar ashtu siç shihej nga jashtë. Këtë e pranoj edhe vetë deputetja Derguti kur doli me një sqarim për atë se si e kishte ofenduar kolegun e tij Albin Kurti.

Aida Dërguti:

Ajo tregoi se në Lëvizjen Vetëvendosjen ka disa probleme e mospajtime të thella politike e organizative në mes njerëzve të caktuar. Ku pas kësaj zonja Dërguti dha dorëheqja nga të gjitha pozitat e saj brenda VV-së.

Dërguti tregoi se ky problem brenda Lëvizjes Vetëvendosje është më shumë se një vit.

Përveç Dërgutit për gjendjen brenda VV-së filluan të flisni edhe shumë aktivistë të cilët kanë qenë dikur pjesë e saj.

Visar Ymeri:

E në ditën e dytë të vitit 2018 erdhi dorëheqja e 4-të. Visar Ymeri i cili mbante të parin e VV-së lajmëroj dorëheqjen e tij nga ky post, duke thënë se nuk mund të jetë më pjesë e Lëvizjes në këto kushte në të cilat janë krijuar.

Dardan Sejdiu:

E dorëheqjet nuk u ndalën me kaq. Dardan Sejdiu i i cili ishte nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në kuvendin e Kosovës, ka dhënë dje dorëheqje nga të gjitha pozitat e tij drejtuese në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai u shpreh se me problemet e fundit që janë duke ndodhur brenda VV-së nuk po mundet të pajtohet pasi që këto probleme kanë fituar edhe një intensitet të shtuar mediatik.

Ndërsa sot nga të gjitha funksionet dhanë dorëheqje dy anëtarë.

Shqipe Pantina:

E para që dha sot dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet brenda VV-së ishte deputetja Shqipe Pantina. Ajo letër-dorëheqjen e ka dorëzuar tek sekretari ornizativ.

Zgjim Hyseni:

Vetëm pak orë më vonë, dorëheqje dha edhe anëtari i kryesisë në këtë parti, Zgjim Hyseni.

Ai në letrën e dorëheqjes, ndër tjera shkruan se nuk mund ta duroj më këtë gjendje në VV dhe se meqë nuk ka hapësirë të shprehet se kjo nuk po merret parasysh, e vetmja që i ka mbetur është dorëheqja.

Deri tash kandidaturën për të parin e VV-së e ka zyrtarizuar vetëm Albin Kurti i cili ka qenë njëherë në krye të Lëvizjes.