AAK-së i rikthehet njëri prej themeluesve të saj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëherësh kryeministri i vendit ka njoftuar se partisë së tij i është rikthyer Arzen Bytyqi, njëri prej themeluesve të saj, shkruan Periskopi.

Haradinaj ka theksuar se AAK-ja çdo herë i ka dyert e hapura për të gjithë njerëzit e mirë.

“Arzenit i dëshiroj mirëseradhe dhe punë të mbarë” ka shkruar ai në ‘Facebook’.