EU observer: Keta dy politikanë jane te akuzuarit e pare te gjykates speciale!

Mediat e huaja po vazhdojnë të merren me zhvillimet që po ndodhin rreth Gjykatës Speciale në Kosovë. EU Observer, një medium i pavarur që mbulon zhvillimet brenda Bashkimit Europian, i ka dhënë hapësirë deklaratës së shteteve të QUINT’it, që u publikua mbrëmë si ultimatum kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale.

Aty përmenden edhe kundërshtimet e Predsidentit Thaçi dhe Daut Haradinajt ndaj Gjykatës Speciale duke thënë se pikërisht ata dy do të përballen me aktakuza.

“Daut Haradinaj dhe Thaçi, të dy ish – komandantë të UÇK’së pritet të ballafaqohen me raste në Institucionin Gjyqësor të Zhvendosur të Specializuar i Kosovës” shkruan EU observer, ku theksohet se me kundërshtimet që po i bëhen Gjykatës po rrezikohet e ardhmja europiane e Kosovës.

Më pas në shkrim thuhet se BE e ka krijuar Gjykatën Spoeciale për t’i trajtuar akuzat ndaj zyrtarëve të lartë të UÇK’së që kanë qenë të involvuar në trafikim organesh të të burgosurve serbë në luftën e Kosovës me Serbinë gjatë vitit 1998 dhe 1999.

Eu Observer ka transmetuar deklaratën e Kryeministrit Haradinaj, gjatë vizitës së djeshme në Gjakovë, ku tha se ka qenë kundër Gjykatës derisa ka qenë në opozitë dhe se është kundër edhe tani.

“Vëllai i tij, Daut Haradinaj, një deputet, ka shkuar edhe më tej duke thënë javën e kaluar se arrestimet e para të Gjykatës Speciale do ta aktivizojnë ish –gueriljen e UCK’së” shkruan EU observer.

Po ashtu aty përmendet edhe Presidenti Hashim Thaçi, si pjesë e kësaj përpjekjeje dhe vendimi i tij për të falur vëllezërit Kiqina e Ramadani.