31 vjeçarja që u hodh nga kati i tretë i Gjinekologjisë ishte me bashkëshortin, dalin detaje të reja

Një grua rreth moshës 31 vjeçare ka vdekur para disa minutash pasi është hedhur nga kati i tretë i Klinikës se Gjinekologjisë në QKUK.

Siç ka mësuar “Koha Ditore” ajo ka qenë shoqëruese e foshnjës njëmuajshe e cila kishte probleme e që ishte hospitalizuar tash e disa ditë.

Një burim i ka thënë gazetës se kjo grua momentin që është hedhur nga kati i tretë ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti.

Gjendja e foshnjës prej hospitalizimit ishte përmirësuar dhe pritej lirimi.