ZYRTARE: Klopp e zbulon të ardhmen e Coutinhos

Phelippe Coutinho pa dyshim është emri më i përmendur këto dy merkatot e fundit, shkruan Gazeta Blic

Madje mediat e shumta evropiane e kishin bërë të kryer transferimin e brazilianit në “Camp Nou” edhe në merkaton e verës.

Por ashtu si edhe në verë këtë transferim siç duket do ta ndal përsëri trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Kllopp sot në konferencën për shtyp para mediave angleze ka thënë që Coutinho nuk do të largohet nga Liverpool, madje ai e ka konfirmuar që braziliani do të jetë i gatshëm përballë Manchester Cityt me 14 janar.

“Ndoshta 80% e mediave këtu(në konferencë) keni ardhur te pyesni për ketë gjë(pozicionin e Coutinho). Çfarë do që të them do krijonte storje nëpër portale. Nuk ka asgje për të thene. Është merkato.” ka përfunduar tekniku spanjoll.

Kujtojmë që Barcelona së fundmi ka ofruar 130 milionë euro për ish anëtarin e Interit ./Gazeta Blic