Zbardhen detajet e reja: Ja kush mungoi në mbledhjen e Kryesisë së Vetëvendosjes!

 

Ndonëse aty munguan dy nga njerëzit kryesor të Vetëvendosjes, si kryetari në dorëheqje Visar Ymeri dhe ish- sekretari, Dardan Molliqaj, si dhe disa nga anëtarë tjerë të Kryesisë, nga krahu i Albin Kurtit janë munduar që ta minimizojnë këtë gjë.

Është anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi, ai i cili ka bërë të ditur se sa anëtar të Kryesisë munguan në këtë mbledhje, raporton Gazeta Blic.

“Sot, në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, nga 23 veta (me gjithë kryetarin) munguan vetëm 7 (përfshirë ish kryetarin).”, ka shkruar ai në Facebook.

Gjatë ditës së sotme nga Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje ka dhënë dorëheqje edhe nënkryetari i kësaj partie, Dardan Sejdiu.

Në anën tjetër, burime të Gazetës Blic kanë bërë të ditur se Vetëvendosje përfundimisht do të ndahet.

Sipas këtyre burimeve, janë hiq më pak se 11 deputetë dhe dy kryetarë të komunave që udhëhiqen nga VV, që do t’i bashkohen grupit të drejtuar nga Dardan Molliqaj dhe nga Visar Ymeri.