Shpend Ahmeti del nga mbledhja e Kryesisë së Vetëvendosjes, tregon për çka po diskutohet

Kryesia e Vetëvendosjes është duke mbajtur mbledhjen e radhës.
I pari që doli nga mbledhja ishte kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai para gazetarëve tregoi se çka u bisedua brenda në mbledhje.“Në mbledhje diskutuam për dorëheqjet e anëtarëve të partisë”, tha Ahmeti.

I pyetur se si e komenton dorëheqjen e Dardan Sejdiut nga çdo funksion në Vetëvendosje, Ahmeti tha se për këtë duhet pyetur Dardanin e jo atë.Shpend Ahmeti për Indeksonline ka thënë se e lëshoi mbledhjen për shkak të disa takimeve që ka në komunë.