”Petrit Selimi: Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj shërbëtorët më të mëdhenj të Serbisë. Kjo duhet të jetë e qartë.”

Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali, në një shkrima utorial të tij ka reaguar lidhur me ngjarjet aktuale në Kosovë, dhe një shkrimi të Petrit Selimit, nashkëpuntorit të presidentit Thaçi.

Lexoni të plotë shkrimin e tij:

Petrit Selimi: Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj shërbëtorët më të mëdhenj të Serbisë. Kjo duhet të jetë e qartë.

Sipas Petrit Selimit, njërit nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të presidentit Thaçi, zëvendës i tij sa ishte ministër i Punëve të Jashtme, tre udhëheqësit e tashëm të Kosovës, te cilët po duam ta “presin ShBA’në në besë”, janë bashkëpuntorēt më të mëdhenj të Serbisë! Kështu konkludohet nga një shkrim autorial i tij të shkruar kohe me pare lidhur me marrëveshjet nderkombëtare. Në atē shkrim ai pati thënë kështu (copy & paste):

“Shteti i Kosovës kurrën e kurrës nuk mund të tërhiqet nga marrëveshjet ndërkombëtare që i ka nënshkruar me përkrahjen e plotë të Amerikës dhe Evropës, pa marrë parasysh se kush i nënshkruan. Ata që kanë dëshirë Qeverinë e Kosovës që e pret Amerikën dhe Evropën në besë, janë shërbëtorët më të mëdhenj të Serbisë. Kjo duhet të jetë e qartë…

… Republika e Kosovës dhe kosovarët janë të lirë për shkak të Washingtonit. Republika e Kosovës dhe kosovarët janë të pavarur për shkak të Washingtonit, Berlinit, Londrës, Parisit dhe 111 kryeqyteteve tjera që njohin sot Kosovën si shtet…

… Shteti i Kosovës kurrën e kurrës nuk mund të tërhiqet nga marrëveshjet ndërkombëtare që i ka nënshkruar pa përkrahjen e plotë të Amerikës dhe Evropës, pa marrë parasysh se kush i nënshkruan dhe cila parti është në pushtet. Ata që kanë dëshirë Qeverinë e Kosovës që e pret Amerikën dhe Evropën në besë, janë shërbëtorë më të mëdhenj të Serbisë. Kjo duhet të jetë e qartë”.