Masazhat – qendra relaksi apo prostitucioni? Flet Policia e Kosovës

Hotelet, lokalet me ‘Muzikë Live’ dhe qendrat e masazhave janë disa nga vendet ku zhvillohet prostitucioni në Kosovë.

Së fundi ndër më të frekuentuarat janë qendrat e masazheve.
Mjaft interesante është edhe një nga ofertat për punësim në këto vende, ku kusht i vetëm është të jesh femër.

Në lidhje me këtë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për lajmi.net se në disa raste janë evidentuar kur në sallone masazhi janë kryer edhe veprimtari të kundërligjshme si mundësim dhe marrje me prostitucion.

“Vetëm në periudhën kohore Janar-Nëntor 2017 nga DHTQNJ e PK-se, janë kontrolluar gjithësej 146 lokale, prej tyre 37 janë mbyllur me vendim të inspektorëve për shkak të gjetjes së parregullsive gjatë ushtrimit të aktiviteteve”, ka thënë Hoxha.Sipas tij, përgjegjësia për verifikim të dokumentacioneve, licencimin dhe plotësimin e kushteve për ushtrim të veprimtarisë, bie mbi ato institucione që janë kompetente për dhënjen e lejeve të punës dhe përcjelljen e veprimtarisë.

“Ne mbesim të përkushtuar për bashkëpunim me të gjitha institucionet përkatëse që kanë përgjegjësi për mbikqyrjen e veprimtarisë së këtyre bizneseve të cilat kohëve të fundit janë gjithnjë e në rritje, gjithashtu zotohemi në trajtimin sa më profesional të të gjitha atyre rasteve ku dyshohet se kryhen veprimtari që bien ndesh me ligjet pozitive të Republikes se Kosovës”, është shprehur Hoxha.

Vlen të theksohet se ndër objektivat kryesore të Drejtorisë për hetimin e trafikimit me qenie njerzore (DHTQNJ-së) që vepron në kuadër të Policisë së Kosovës është parandalimi dhe hetimi i veprave penale të Trafikimit me Njerëz, Mundësimi në Prostitucion, Ofrimi i Lokaleve për Prostitucion si dhe veprave tjera penale që ndërlidhen me trafikimin me njerëz