“Kujdes nga shefja k**** se unë”…E shkuara e errët e këngëtares shqiptare (Foto +18)

Fabjana Hoxha, rreth 24-vjeçe, një shqiptare nga Durrësi, u bë e njohur për publikun vendas, disa ditë para Vitit të Ri 2018.

Ajo ishte e ftuar në “Zonë e Lirë” më 29 dhjetor 2017, për të prezantuar këngën e saj. Ajo u shfaq aty si këngëtare e sapokthyer nga Italia, por në fakt, e shkuara e saj është mjaft e errët. Në vitin 2015, ajo është arrestuar nga policia italiane, në atë kohë 21 vjeçe, së bashku me të dashurin e saj, gjithashtu shqiptar, Florjan Prini, në ato vite, 23 vjeç.

Policia italiane ra në gjurmët e tyre që në gusht të vitit 2014, kur një sherr mes prostitutave në rrugë, zbuloi një rrjet të gjerë të shfrytëzimit të vajzave. Nga hetimet e nisura, autoritetet italiane zbuluan se çifti shqiptarë ishin tutorë, dhe se sherri i dhunshëm kishte nisur për shkak të pakënaqësive të vajzave për 50 euro, si pagesë pbr ‘zaptimin’ e trotuarit nga vajzat që prostituonin në mënyrë indiviaduale.

“Bëhet fjalë për një pagese 50 euro në ditë, të cilën vajzat nuk ja ka dhënë përgjegjëses, dhe kështu ka ndodhur sherri, në qershorin e 2014-ës”, shprehej në atë kohë një hetues italian.

Hoxha, mbiemër që mediat italiane e thonë Oxa, siç mediat raportojnë, ishte me qëndrim të paligjshëm në Itali, ndërsa i dashuri i saj kishte edhe precedentë të mëparshëm penalë.

Në atë kohë, ajo u arrestua së bashku me të dashurin në 2015-ën, pas hetimeve të kryera, por tashmë, për këtë Vit të Ri, ajo u prezantua në ekranin shqiptar, si këngëtare. Në këngën “jam shumë Nalt” që ajo prezantoi për publikun shqiptar, ka skena shumë të nxehta, por edhe teksti lë për të dëshiruar. Aty ajo shfaqet me armë, me lekë, dhe në disa skena thuajse e zhveshur duke reklamuar gjoksin edhe të pasmet e saj.

“Jam shumë nalt…Kujdes nga shefja bitch se unë veproj, nuk flas..kom biznes..S’arrihen gjërat veç me b…ama duhet të kesh zemrën”, janë pjesë nga teksti i saj, i cili i referohet vajzave, dhe se si ato duhet të mësojnë nga Fabjana, e cila në tekstin e këngës është “shefja”.

Ndërkohë në intervistën e saj televizive në “Zonë e Lirë” 4 ditë më parë, Fabjana Hoxha, shprehej se “lart nuk të çon leku, të çon karakteri”.

Ndërkohë, në tetor të vitit 2015, ajo ka postuar një video në kanalin e saj në Youtube, ku qëllon me armë në Itali, natën. Në kanalin e saj, ajo poston video të shpeshta, që datojnë që nga vitit 2014, teksa kërcen twerk. Sakaq, në profilin e saj në Instagram, veç pozave mjaft provokuese, bie në sy se Fabjana Hoxha është mjaft e fiksuar pas bizhuve të shtrenjta.

Nuk dihet se si kanë shkuar hetimet pas arrestimit të saj, pasi mediat italiane nuk kanë publikuar më lajme rreth kësaj historie, por ajo që dihet është se Fabjana Hoxha sot është e lirë dhe i është futur botës së artit.