Kërkohet dorëheqje e Thaçit e Veselit!

Ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje Driton Tali përmes një postimi në Facebook ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me Gjykatën Speciale, raporton Gazeta Blic.

Sipas Talit, Thaçi dhe Veseli janë përgjegjës për Gjykatën Speciale andaj ata duhet dhënë përgjegjësi dhe se ata duhet të japin dorëheqje.

“Duhet të japin dorëheqje të parevokueshme dhe të tërhiqen tërësisht nga politika sepse i detyruan me persion deputetët e Kuvendit duke përdorur edhe shantazhe ndaj tyre”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Talit:

Thaçi dhe Veseli janë përgjegjës për Gjykatën Speciale andaj ata duhet dhënë përgjegjësi.

Duhet të japin dorëheqje të parevokueshme dhe të tërhiqen tërësisht nga politika sepse i detyruan me persion deputetët e Kuvendit duke përdorur edhe shantazhe ndaj tyre.

Pastaj mund të bisedojmë dhe shohim mënyrat se si ta ndryshojmë këtë formë të Gjykatës Speciale.