E zhvesh dashnoren e burrit, e kupton se është shtatzënë, dhe e rrah brutalisht (Video, +18)

Një vajzë e re është rrahur brutalisht nga një grup i grave, pasi njëra prej tyre pretendonte se ajo ia kishte “vjedhur” bashkëshortin dhe kishte mbetur shtatzënë me të.

Ngjarja e tmerrshme është filmuar në rrugët e një qyteti në Kinë, ku në prezencë të kalimtarëve, gruaja e nervozuar kërcente me këmbë mbi barkun e vajzës që kishte mbetur shtatzënë me partnerin e saj.

Ngjarja ka ndodhur në nëntor ndërsa tani është publikuar videoja në internet, ku viktima dëgjohet duke bërtitur “jam shtatzënë, nuk mund t’i duroj goditjet”.

Por, këto lutje nuk i bënin edhe aq shumë përshtypje gruas që ia kishte vjedhur bashkëshortin, derisa videoja tre minutëshe shfaq vajzën e përgjakur.

Nuk dihet për fatin e viktimës nëse ka humbur fëmijën apo është arrestuar ndonjëra prej grave lidhur me sulmin brutal.