Visar Ymeri pas dorëheqjes thumbon Albin Kurtin!

Visar Ymeri ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat e tij në Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se viti që lamë pas ka rrënuar tri shtyllat më të rëndësishme të Vetëvendosje.

Ymeri, në një konferencë ka thënë se ai dhe mbështetësit e tij janë përballur me fushatë sistematike të shpifjeve, linçimeve, insinuatave e etiketimeve të ndryshme.

Ai tha se njerëzit që kanë shpërndarë propaganda të tilla janë thirru në emrin e Albin Kurtit.

“Jemi përballur me një fushatë sistematike të shpifjeve, insinuatave, linçimeve e etiketimeve nga më të ndryshmet. Njerëzit janë quajtur abuzues e bashkëpunëtorë shërbimesh. Njerëzit që e kanë shpërndarë një propagandë të tillë vazhdimisht janë thirrur në emrin e Albinit”, tha Ymeri.

Sipas tij, ka pasur pajtim disa herë që të ndalen këto propaganda, por tha se kjo nuk ka ndodhur kurrë.

“Disa herë jemi marrë vesh që këto gjëra të ndalohen, porse kjo nuk ka ndodhur kurrë. Këtë metodë nuk e pëlqej, nuk e mbështesë, sepse kjo e dëmton shumë organizatën tonë: metodën e eliminimit politik”, tha Ymeri.