Ish agjenti i SHIK-ut: Këto janë dy shërbimet për të cilat punon Hashim Thaçi

Hashim Thaçi, presidenti i Republikës së Kosovës, , gjatë intervistës së dhënë për emisionin Opinion, është shprehur se ka përdorur armë, duke shtuar se ka qenë njëri ndër themeluesit e UÇK-së.

““Kam përdorur armë në aksione. Jam bashkëthemelues i UÇK-së. Qysh në vitin 1992 kam marrë pjesë në aksione në Drenas. Kam qenë që nga idetë fillestare të luftës çlirimtare. Asnjë ndihmë nga shteti shqiptar nuk e kemi marrë kurrë. Nuk e di që ka ekzistuar ndonjë vendim i qeverisë shqiptare për armatosjen e UÇK-së”, është shprehur Thaçi.

Ndërsa, pas kësaj deklarate ka reaguar ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari. Sipas tij, dikush është ka gënjen.

“Kujt ti besojmë Hashim Thaçit 1 apo Hashim Thaçit 2.unë ju kisha preferua me tentu me njoftë mirë Hashim Thacin 3. pasi herët a vonë do i del bishti edhe treshit të frikshëm si lidhjet direkte me shërbimin sekret DGSE-Franceze (aleat historik serb) dhe lidhjet direkte përmes vllaut të tij të madh me armikun ton UDB-Serbe, vrasjet, konspiracionit, vjedhjet e fondeve të luftës, vrasjet politike, marrëveshja K90 dhe sidomos vrasja me tradhti dhe në prita e komandantëve ma eminent të luftës, dështimi i shtetit, shitja e territoreve Cerna Gores, edhe llogaritja për gjykatën speciale kundër UÇK”, ka shkruar Miftari në faqen e tij në facebook.

Ja postimi i plotë

(Dikush o ka gënjen apo të gjithë Hashim Thacat dalin gënjeshtar dhe mashtrues…)

Ju nuk e njehni Hashim Thaçin e vërtet.

Thaci 1.

Kam përdorur armë në aksione. Jam bashkëthemelues i UÇK-së. Qysh në vitin 1992 kam marrë pjesë në aksione në Drenas. Kam qenë që nga idetë fillestare të luftës çlirimtare. Asnjë ndihmë nga shteti shqiptar nuk e kemi marrë kurrë. Nuk e di që ka ekzistuar ndonjë vendim i qeverisë shqiptare për armatosjen e UÇK-së”, ka thënë Thaçi.

Thaçi 2.

Në televizionin Euronews.

Ai e mohoj se ishte pjesë e frontale e luftës se UÇK-së përball forcave serbe. Ketë ja tha një mediumi ndërkombëtar. “Unë isha larg nga beteja e luftës. Fitorja e luftës ishte ma shume politike se sa ushtarake”, kishte thënë Thaçi në mediumin ndërkombëtar Euronews.

Thaçi 3.!

Kujt ti besojmë Hashim Thaçit 1 apo Hashim Thaçit 2.unë ju kisha preferua me tentu me njoftë mirë Hashim Thacin 3. pasi herët a vonë do i del bishti edhe treshit të frikshëm si lidhjet direkte me shërbimin sekret DGSE-Franceze (aleat historik serb) dhe lidhjet direkte përmes vllaut të tij të madh me armikun ton UDB-Serbe, vrasjet, konspiracionit, vjedhjet e fondeve të luftës, vrasjet politike, marrëveshja K90 dhe sidomos vrasja me tradhti dhe në prita e komandantëve ma eminent të luftës, dështimi i shtetit, shitja e territoreve Cerna Gores, edhe llogaritja për gjykatën speciale kundër UÇK.

Ju nuk e njihni aspak Hashim Thaçin e vërtet siç e njohim disa që dikur ja besuam edhe jetrat tona duke mos e njohur sic e njohim sot .!