“Boll ma! Komandantë të luftës, apo ecni prej shpije!?!”


Vitet po shkojnë dhe vendi po vendnumëron. 18 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë edhe më tutje po përballemi me “Komandant të luftës”.t

10 vjet pas shpallje së Pavarësisë së Kosovës edhe më tutje në krye të vendi gjendet ata që “e lexuan” Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Çka ka ndryshuar në vendin tonë 18 vjet pas luftës dhe 10 vjet pas pavarësisë?

Shumë çka ka ndryshuar. Shumë çka për të mirë!

A ka mundur të bëhet më shumë? A ka mundur që ky ndryshim të bëhet më i madh?

Po!

A mund të bëhet ky ndryshim me këta lider të njëjtë, që herë shfaqen si “komandatë të luftës” herë liderë të paqes?

Jo!

A ka ardhë koha që kjo kastë politike të shkojë në pension?

Po!

Para meje këtë porosi ua ka dhënë miku i madh I shqiptarëve, amerikanë James Rubin. Ai I ka porositur miqësisht duke u thënë:Krahu I luftës duhet të largohet ng.a politika…sa më shpejt aq më mirë për ata.

Prandaj ka ardhë koha që ata të largohen vetë…ose ndryshe do të largohen pa dëshirën e tyre!

Prandaj “komandantë të luftës, apo ecni prej shpije?!”

BAJRUSH MORINA