Thaçi prezanton logon zyrtare të 10 vjetorit të pavarësisë (Foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot në ditën e parë të këtij viti shpalosi logon zyrtare të dhjetëvjetorit të shtetësisë.

Ka thënë se Kosova po bën 10 vjet përpjekje për të zënë vendin në mesin e shteteve të lira të botës.

Ky është postimi i plotë i Presidentit:Ditën e parë të këtij viti të ri, Dekadën e Republikës, po e nisim me logon zyrtare të dhjetëvjetorit të shtetësisë sonë. Shteti ynë, për të cilin dhamë shumë, po bën 10 vjet pavarësi.

Ne po bëjmë 10 vjet përpjekje që Republika e Kosovës të zëri vendin e merituar në mesin e shteteve të lira të botës. Bashkë mund ta forcojmë edhe më shumë identitetin dhe subjektivitetin e shtetit tonë. #Kosova10