Topalli tregon çka pret të ndodhë në seancën e radhës

Deputeti i VV’së, Faton Topalli ka thënë se nuk shpreson se gjyqtari do të sjellë ndonjë vendim të drejtë në seancën e ardhshme.

Këtë ai e tha me arsyetimin se ‘gjatë gjithë kohës, gjyqtari i ka trajtuar si kryes të veprave penale’.

“Them që nuk shpresoj që gjyqtari do të sjell një dënim të drejtë për arsye se gjatë gjithë procedurës gjyqësore na ka trajtuar si kryes të veprave penale. Prokurori nuk arriti të dëshmojë se cili është krimi i rëndë. Ne akuzohemi ndërkohë për pengimin e kryerjes së detyrës zyrtare”, ka thënë Topalli