SKANDAL:Në shtrat e duke u puthur, edhe këtë e poston Anxhelina me deputetin

Anxhelina Shala, një vajzë që jeton në Gjermani, ka shokuar me disa foto në të cilat shihet në krah të deputetit të Nismës, Haxhi Shala, i cili është i martuar dhe ka dy fëmijë.

E Anxhelina në mbishkrimin e fotove e kishte quajtur deputetin të dashur. Përderisa Haxhi Shala e kishte mohuar se e njeh, duke thënë se mund të jetë vetëm një përkrahës, Anxhelina për Gazetën Express ka rrëfyer historinë e njohjes dhe lidhjen e saj të dashurisë me deputetin e Nismës.

Ajo fillimisht hodhi foto me deputetin, e më pas i largoi të gjitha.

Por ka goditur edhe njëherë. Këngëtarja kosovare që jeton në Gjermani këtë herë ka postuar foto intime me Haxhi Shalën.

Në foto ata shihen qartë tek puthen të shtrirë në krevat.

Anxhelina ka treguar se deputetin Shala e ka njohur gjatë luftës pasi edhe ajo kishte qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Pas luftes ne kemi qenë në lidhje për gjashtë muaj derisa ka ardhur gruaja e Haxhiut nga Zvicra me fëmijët dhe unë e kam kuptuar se ai është i martuar dhe nuk më ka dashur asnjëherë”, është shprehur Angelina.

Ajo thotë se 17 vjet më vonë, në Prill të vitit 2016, Haxhi Shala e kishte vizituar atë në Berlin. Aty kishte rifilluar lidhja e tyre.

Anxhelina thotë se Haxhiu i kishte premtuar se do të ndahet nga gruaja e tij dhe do të martohet me të. Madje, ajo tregon se kishin planifikuar edhe të krijonin familje.