Ky është 32 vjeçari që humbi jetën sot në qendër të Pozharanit

Në një aksident të rëndë komunikacioni që ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në qendër të Pozharanit në rrugën Gjilan-Ferizaj, ka humbur jetën një i ri pozharanas. Burimet e gazetës sonë bëjnë të ditur, se sot rreth orës 05:00 të mëngjesit, është vetëaksidentuar i riu nga Pozharani, Ramiz A. Musa rreth 32 vjeç.

Të njëjtat burime thonë se viktima ka qenë vetëm në veturën e tij, i cili për shkaqe endë të pandriquara ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një objekt në qendër të Pozharanit përkatësisht në rrethojat e murit të permendorës në qendër të Pozharanit, që ka qenë fatale për të. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit në Prishtinë, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet sot në varrezat e Pozharanit në ora 16:00. I ndjeri ka lënë pas bashkëshortën.Vdekja e tij ka pikëlluar thelë familjarët, qytetarët e Pozharanit por edhe më gjërë